TIRANË – Kryesia e Partisë Socialiste do të zyrtarizojë sot 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 19:00.

Lista e socialistëve është thuajse e përfunduar, ndërsa në pak bashki emrat nuk janë zyrtarizuar ende. Në një raportim për ABC News, gazetarja Esiona Konomi tha se janë 13 apo 16 bashki që socialistët do të garojnë me kandidatë të rinj në këto zgjedhje, ndërsa do të ketë një rikonfirmim për pjesën tjetër të bashkive.

Në Tiranë, nuk parashikohet ndonjë suprizë, të pestë kryebashkiakët aktualë do të rikandidojnë.

Në Elbasan, pjesa më e madhe e kandidatëve do të jetë rikandidim. Ka vetëm një dilemë, për bashkinë e Librazhdit aty ku Kastriot Gurra nuk kandidon më, dhe në tryezë është emri i Ermal Kurtit dhe Mariglen Dishës. Mbetet një vendim i kryesisë për të zyrtarizuar kandidatin.Sa i takon këtij qarku, janë dy risi, Bukurosh Macka në bashkinë Peqin ndërsa në Bashkinë e Gramshit është Besian Ajazi, i cili pritet të dorëzojë të hënën mandatin e deputetit.

Në Berat gjithashtu shumica e kandidatëve janë rikonfirmime. Është ende e papërcaktuar fati i bashkisë Dimal, për një rikonfirmim të mundshëm të Juliana Memës. Ndërsa ende nuk dihet cili do të jetë kandidati për Bashkinë e Kucovës.

Ndryshime nuk parashikohen as në qarkun Dibër. Pritet një emër i ri për bashkinë e Bulqizës, aty ku Lefter Alla tashmë pas hekurave, u shkarkua zyrtarisht nga qeveria duke mos patur me shanse të rikandidojë për PS.

Në Vlorë, dilema u nda me Ermal Dredhën, i cili do të lerë postin e ambasadorit në Dubai. Në bashkinë e Selenicës është Dhimitër Kapaj, një kandidat i ri që i ofrohet sot Kryesisë. Mbetet për t’u parë nëse Olti Caci do të konfirmohet si kandidat për Sarandën, po ashtu një kandidat i ri është edhe për Konispolin Erges Dule, në pikëpyetje mbetet bashkia Himarë, për të parë nëse do të konfirmohet apo jo Jorgo Goro.

Në qarkun Korcë, nuk pritet asnjë suprizë, do të ketë një rikandidim të kryetarëve aktualë. Ndërsa në Fier, dilema kryesore është Bashkia e Divjakës.

Kandidatët e PS për zgjedhjet vendore të 14 majit

TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Bashkia Kamëz – Rakip Suli

Bashkia Kavajë – Redjan Krali

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi

Bashkia Librazhd – Mariglen Disha/Ermal Kurti

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba

Bashkia Peqin- Bukurosh Maci

BERAT

Bashkia Berat – Ervin Demo

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema

Bashkia Dimal- E papërcaktuar

DIBËR

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar

Bashkia Peshkëpi – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Ilmi Hoxha

Bashkia Mat – Agron Malaj

VLORË

Bashkia Vlorë – Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Dhimitër Kapaj

Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi

Bashkia Finiq – Kristo Kiço

Bashkia Himarë – Jorgo Goro

Bashkia Konispol – E papërcaktuar

Bashkia Sarandë – Olti Caci

KORÇË

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo

Bashkia Kolonjë – Erion Isai

Bashkia Devoll – Eduard Duro

Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu

Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli

Bashkia Pustec – Pali Kolefski

FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi

Bashkia Divjakë – E papërcaktuar

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismailaj

Bashkia Patos – E papërcaktuar

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi

Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj – Gjolek Guci

Bashkia Përmet – Alma Hoxha

DURRËS

Bashkia Durrës – Emiriana Sako

Bashkia Krujë – E papërcaktuar

Bashkia Shijak – Elton Arbana

SHKODËR

Bashkia Shkodër – Benet Beci

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

KUKËS

Bashkia Has – Halit Muja

Bashkia Kukës – Safet Gjici

Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

LEZHË

Bashkia Kurbin – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – E papërcaktuar