Partia Socialdemokrate ka publikuar platformën për bashkitë e Qarkut të Elbasanit duke u bërë njëkohësisht e para parti që e bën këtë duke i njohur qytetarët më platformën e saj.

Partia Socialdemokrate kandidon në qarkun e Elbasanit për antarë të Këshillit Bashkiak.

(E plotë)

PARTIA SOCIALDEMOKRATE

E majta ka humbur vijën e saj ideologjike sipas nesh.

  1. Ne do të mundësojmë dhe sanksionojmë:
  • Rikthimin e jetës komunitare duke vendosur në qendër rregullin shoqëror në lagje, pallat dhe njësi administrative!
  • Kërkesë llogarie për detyrat e funksionarëve nga administrator i pallatiit deri tek administrator i njësisë (në fshat dhe në qytet).
  • Rivendosjen e një harmonie sociale për probleme si: parkimi, menaxhimi i mbetjeve apo kushtëzimi i administratës së bashkisë për investime që kërkon komuniteti jo plani .
  1. Partneritet midis shtresës në nevojë dhe administratës së bashkisë, ku kjo shtresë si dhe të rinjtë që krijojnë familje duhet të jenë fokusi i politikave sociale të bashkisë.

Njësitë administrative (fshatrat)

Për fshatin alternativa kryesore është zhvillimi i ekonomisë bujqësore ndaj ne angazhohemi në :

.Kushtëzimin e buxhetit dhe politikave bashkiake për kanalet vaditëse,
rrugët bujqësore në ngastrat e fshatrave dhe partneritetin me magazinuesin ku bashkia do të jetë garanti për mardhënien kontraktuale mes fermerit dhe grumbulluesit.

  1. Hartimi i një plani vitalizues në fshatrat turistikë dhe në ata që janë pararojë në prodhimet buqësore të kthehen në qëndër turistike të zhvilluara dhe të promovohen nga bashkia.

Kusht i panegociueshëm nga bashkitë do të jetë kthimi i shpresës në fshat dhe ofrimi i denjë shërbimeve arsimore e ato shëndetësore .

Asnjë buxhet nuk do të marrë votat tona në Këshillin Bashkiak nëse nuk ka në fokus këto dy zotime.

  1. RINIA DHE MOSHA E 3-TË

Për ne nuk mund të ndahen këta dy grupe shoqërore pasi memoria historike për sakrificën e brezave për ne është e shenjtë.

Ne angazhohemi:

  • Ti japim fokus dhe shpresë të rinjëve ku politikat komunitare të shmangin abuzimet në mësim nxënie dhe hapjen e dyerve të sistemit arsimor (jo si në burg 5-6 orë) por si qendra komunitare ku arsimi, sporti dhe bashkëveprimi shoqëror të kthehet në atraksion për të rinjtë, duke i larguar këta fë fundit nga veset dhe duke i rikthyer shpresën tek fshati, qyteti dhe Shqipëria. MOSHA E 3-të
    Jo vetëm një detyrë por për ne është një mision nderimi dhe respekti ndaj tyre.
    . Ne angazhohemi:
    -Të kushtëzojmë votën tonë në Këshillin Bashkiak për më shumë qëndra sociale dhe komunitare si dhe hapsira pushimi.
    -Garantimin përmes njëzëri buxhetor të transporti falas për të moshuarit +65 vjeç.
  1. BIZNESI I VOGËL DHE TARIFAT
    Në filozofinë e së majtës progresiste shtresat më të brishta janë fokusi i politikës dhe mbështetjes së institucioneve, i tillë është edhe biznesi i vogël dhe të vetëpunësuarit për ne.
    Ne angazhohemi :
    -Në uljen me 30% të tarifave të shërbimit të parashikuara në ligjin e vetëqeverisjes vendore për çdo biznes të vogël që ka më shumë se 3 të punësuar.
    Do të aplikohet -30% në tarifat e shërbimeve kosto të cilën do ta përballojë në buxhet biznesi i madh dhe investitorët të cilët trajtohen me hapsirë publike për aktivitetin e tyre duke vendosur një tarifë në propocion të drejtë e cila do të amortizoj efektet që do të prodhojë kjo nisëm në buxhet .