Reagim zyrtar i PSD Elbasan lidhur me deklaratën e PD se njëra nga antaret e tyre ka qenë vëzhguese e PSD në Prrenjas gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Partia Socialdemokrate hedh poshtë deklaratën e PD dega Elbasan se zj.Doris Madhi ka qenë vëzhguese e kësaj force politike gjatë procesit të numërimit të votave. Kjo është një gënjeshtër e pabazuar në asnjë fakt nga ana e PD.
PSD ka pasur përfaqësuesit e saj, njerëz të besuar si Antar KZAZ, numërues dhe vëzhgues. Listat e emrat e tyre janë në KQZ dhe lehtësisht të vërtetueshme.
PSD Elbasan distancohet nga të gjitha mosmarrëveshjet që kanë mes tyre antarët e PD.
Faleminderit!

GEAM Sh.p.k