REAGIMI I PLOTE:

Për të gjithë përkrahësit dhe mbështetësit e Partisë Socialdemokrate, PSD, i njoftojmë se në uninanimitet të plotë është vendosur mosparaqitja e të gjithë të këshilltarëve të grupit të partisë PSD, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak Fier, duke bojkotuar kështu mbledhjet e zhvilluara, për një periudhë kohore të pacaktuar, deri në një vendim të dytë.

Ky vendim është marrë në shenjë proteste të heshtur kundrejt administratës së Bashkisë Fier për mospërmbushje të kërkesave të këshilltarëve, në veçanti të grupit politik PSD, si mbështetësit kryesorë në vendimmarrjen vetëvendore. Në këtë mënyrë ky grup politik shpreh mospajtimin e pritshmërive me nevojat e publikut, moszbatimin e kërkesave mbështetur në ligjin 139/2015 për vetëqeverisje vendore.