Mjeku i Gert Shehut, 31-vjeçarit që goditi sot Sali Berishën me grusht në fytyrë tha se prej vitit 2018 kujdesej për kurimin e tij.
I pyetur nga gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu se pse pikërisht sot, Gert Shehu doli në protestë dhe qëlloi kryedemokratin, mjeku tha se nuk donte të jepte një përgjigje.
“Dua të rri larg komenteve politike,” – u shpreh ai.
– Advertisement –
Më herët në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, nëna e Gert Shehut tha se i biri nuk kishte asnjë preferencë partiake, madje as nuk ushtronte të drejtën e votës.