Këto teste kanë vërtetuar se IQOS është më pak i dëmshëm për shëndetin e duhanpirësve krahasuar me vazhdimin e pirjes së cigareve tradicionale.


Në opinionin e përgjithshëm mesatar, duhanpirja shpesh lidhet me nikotinën dhe tymin.

Studimet kanë treguar se pavarësisht mendimit të zakonshëm, nikotina, edhe pse nuk është pa rrezik, nuk është një shkaktar i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit.

“Sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja vijnë si rezultat i substancave të dëmshme që gjenden në tymin e duhanit, jo nga nikotina”.
Ajo gjendet në gjethen e duhanit, por në sasi të vogël e hasim dhe në perimet si domate, patate dhe patëllxhanë, etj.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja shkon te nikotina, tymi që çlirohet gjatë djegies së cigares përmban rreth 9000 kimikate të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm për shëndetin e duhanpirësve dhe njerëzve përreth. Sa më sipër konfirmohet dhe prej Drejtorit të Qendrës mbi Produktet e Duhanit në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave Mitchell Zeller. Ai shpjegon se “Sëmundjet e shkaktuara nga duhanpirja vijnë si rezultat i substancave të dëmshme që gjenden në tymin e duhanit, jo nga nikotina”.

Një zgjidhjet revolucionare
Industria e duhanit prej vitesh ka realizuar një sërë kërkimesh dhe studime shkencore mbi problemet që vijnë nga djegia.

Prej më shumë se 15 vitesh, lideri global në këtë industri, Philip Morris, ka punuar në kërkimin shkencor, zhvillimin dhe komercializimin e IQOS, një pajisje që ngroh fijet e duhanit duke shmangur djegien, që çliron deri në 95 përqind substanca më pak të dëmshme sesa cigarja tradicionale.

IQOS përdor fije duhani të krijuara posaçërisht me duhan të vërtetë dhe ka të njëjtin nivel të nikotinës dhe shijes si cigarja, por eliminon tymin dhe dëmet që vijnë prej tij.

Meqenëse nuk ka djegie, nuk ka as hi.

Philip Morris iu desh një kohë e gjatë për zhvillimin e pajisjes IQOS.

Ata investuan në qendrat e kërkimit dhe zhvillimit në Neuchatel dhe Singapor, duke punësuar mbi 450 shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë të shëndetit, të cilët testojnë vazhdimisht ndikimin e këtij produkti jo vetëm tek ata që përdorin IQOS, por edhe për njerëzit përreth tyre.

Këto teste kanë vërtetuar se IQOS është më pak i dëmshëm për shëndetin e duhanpirësve krahasuar me vazhdimin e pirjes së cigareve tradicionale, dhe se përdorimi i kësaj pajisje që ngroh duhanin nuk ndikon negativisht në cilësinë e ajrit të dhomës dhe për këtë arsye nuk ka tym të dorës së dytë./AgroWeb.org