Është përcjellur për në banesën e fundit 38-vjeçari Delon Troqja, i ekzekutuar në atentatin mafioz të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës.
Mësohet se gjatë gjithë zhvillimit të funeralit vëllai i të ndjerit, është shprehur me hidhërim: Pse ika, pse e lash vetëm…
Kujtojmë se 38-vjeçari u godit në ambientet e një servisi makinash në pronësi të tij në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.
Atentatorët kanë qëlluar mbi 20 herë drejt objektivit të tyre duke e plagosur rëndë fillimisht, për të ndërruar jetë më pas në spitalin e Vlorës, si pasojë e një plumbi të marrë në kokë.
38-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë penal, ku është shoqëruar në polici vetëm dy muaj më parë për një zënkë në qytetin e Vlorës.
Bëhet me dije se Troqe kishte dy javë që ishte kthyer nga Spanja. Krahas biznesit të servisit të makinave, ai operonte dhe në fushën e turizmit, ku ofronte mjete lundruese me qera për turistët.
Pak minuta pas ekzekutimit mafioz policia ka gjetur një makinë e djegur në zonë Sherishtës, e cila dyshohet se është e atentatorëve të cilët bënë ekzekutimin e Delon Troqes.
Zjarrëfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur sharjen e flakëve. Në automjet u gjetën dy armë tip kallashnikov të cilave pritet tub ëhet ekspertiza.
Troqe rezulton se është i afërm i Elvis Troqes, nje emër jo pak i njohur në qytetin e Vlorës, i zhdukur pa gjurmë që prej vitit 2017.
Për zhdukjen e tij u akuzua dhe u hetua Edison Harizaj, ky i fundit i ekzekutuar ne Durrës në një tjetër atentat mafioz.