E keni vënë re në këtë kampionat europian? Shumë futbollistë kanë vrima në çorape – por pse është kështu?

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Connor Gallagher, janë disa prej lojtarëve anglezë të Kampionatit Evropian që e kanë një të përbashkët.

Ky nuk është problem i kualitetit të çorapeve, por ata e bëjnë për një arsye shqyerjen e tyre.

“Sportistët duan që të ulet presioni në muskujt e pulpës dhe të parandalojnë ndonjë lëndim apo dhimbje gjatë dhe pas ndeshjes. Edhe Kyle Ëalker ka bërë një gjë të tillë dhe e ka shpjeguar arsyen pse i shqyen ato”, ka shkruar mediumi zviceran “20min” të shtunën dhe më pas ka shfaqur deklaratën e mbrojtësit të Manchester Cityt.

“Çorapet janë shumë të ngushta dhe më bëjnë presion në pulpën e këmbës. Ideja e shqyerjes së çorapeve ka qenë ulja e presionit në to”, ka deklaruar Walker.

Por, mjeku sportiv i Grasshopperit, klubit zviceran, ka thënë se ky është vetëm mit.

“Kur e kam parë, e kam pyetur veten nëse është punë mode. Është mit absolutisht. Shumica e lëndimeve muskulore ndodhin në kofshë. Lëndimet në pulpë janë shumë më të rralla”, ka thënë mjeku sportiv Stefan Froehlich.

/rtsh.al/