Nga Jurgen Kofsha!
Sepse këtu më shumë se kudo sundon çorientimi social.
Më shumë se kudo mungon shpresa për të ardhmen dhe siguria për jetën.
Më shumë se kudo ndesh varfërinë, skamjen e urinë.
Me shumë se kudo jeta e rinisë është pa organizim, pa gëzim, pa argëtim.
Më shumë se kudo të rinjtë janë të papunë, të braktisur dhe të lënë pa alternativë jete përpos dorëzimit të pashmangshëm drejt krimit.
Me shumë se kudo në Elbasan nuk funksionon asgjë, as pushteti lokal e as ai qendror.
Natyrshëm të rinjtë i dorëzohen rrugës, trafiqeve, përplasjeve ordinere e te sofistikuara kriminale.
Modelet e duhura kanë vdekur.
Suksesi që ndjek suksesin mbeshtetet tek dhuna e cila promovohet, nderohet dhe përdoret si mekanizëm nga pushtetmbajtësit e sotëm.
Ajo që ka më pak vlerë për këta pushtetmbajtës është pikërisht jeta e të rinjve, jeta e njerëzve.
Gishtin e fajtorit ata e kanë tashmë të salduar drejt të rinjve.
Ndërkohë kanë fshehur prej kohësh dorën që frymëzon, shfrytëzon e shpërndan dhunën, krimin e mungesën e paqes së dikurshme qytetare.
Bashkia duhet ti kthehet Qytetarëve!/Egnatia news