Të folurit në gjumë është një nga format e parasomnisë, pra çrregullime të sjelljes gjatë gjumit. Është shumë i zakonshëm dhe nuk konsiderohet problem mjekësor. Njerëzit flasin në gjumë për një maksimum prej 30 sekondash vazhdimisht, por disa mund ta përsërisin atë disa herë gjatë natës.
Të folurit në gjumë zakonisht përfshin tinguj të thjeshtë dhe të qartë ose mërmëritje që janë të vështira për t’u kuptuar. Gjysma e fëmijëve nga mosha 3 deri në 10 vjeç flasin në gjumë, dhe vetëm një numër i vogël i të rriturve, rreth 5 për qind. Megjithatë, ekspertët besojnë se të folurit në gjumë është i trashëguar.
Çfarë mund ta inkurajojë të folurit në gjumë?
Nëse normalisht nuk flisni në gjumë dhe papritmas filloi t’ju ndodhte, arsyet e mëposhtme mund të jenë shkaku:
1. Ilaçe të caktuara
2. Stresi emocional
3. Rritja e temperaturës së trupit
4. Çrregullime të caktuara mendore
Kur duhet të vizitoni një mjek?
Nëse të folurit në gjumë ndodh papritur, në moshë madhore dhe shoqërohet me frikë, ulërima ose reagime të dhunshme, do të ishte mirë të shkonit tek një mjek. Gjithashtu, nëse mendoni se fëmija juaj ka probleme me gjumin, është mirë të flisni me një pediatër për të mësuar më shumë rreth këtij problemi.
“Tek të rriturit, të folurit në gjumë lidhet me mungesën e gjumit, madje edhe me pagjumësinë”, thotë specialisti i gjumit, Michael Breus.
A mund të reduktohet të folurit në gjumë?
Shmangia e stresit dhe gjumi i mjaftueshëm do të zvogëlojë gjasat që ju të flisni në gjumë. Ju mund të mbani një ditar gjumi që do t’ju tregojë ritmin e rënies në gjumë dhe zgjimit. Vëreni atë për dy javë, dhe këto janë pikat që duhet të vini re.
1. Shkruani kohën kur keni shkuar në shtrat, kohën e përafërt kur keni fjetur dhe kohën kur jeni zgjuar.
2. Shkruani çdo medikament që keni marrë dhe në cilën orë të ditës i keni marrë ato.
3. Shkruani atë që keni pirë çdo ditë, veçanërisht kur bëhet fjalë për pije me kafeinë dhe alkool.
4. Shkruani kur jeni marrë me aktivitet fizik. /abcnews.al