Ashtu si të gjithë përpara se të na zërë gjumi përdorim celularin për të parë ndonjë ngjarje të fundit apo për të komunikuar. Teorinë që kjo gjë dëmton trurin dhe e bën gjumin të largohet e si rrjedhojë të nesërmen çohemi të lodhur, e dimë të gjithë por ja pse ndodh kjo gjë:
Sipas DR. Siegel, drita e reflektuar nga pajisjet elektronike, si celularët, përpara se të flini gjumë krijon efektin e kundërt të gjumit. Drita e ekranit e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejt-për-drejtë te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë.
Shumica e njerëzve kanë nevojë te flenë nga 7 deri në 9 orë në ditë për të rikuperuar energjitë dhe ripërtërirë proceset biologjike në trurin dhe trupin tuaj. Por përdorimi i ekranit përpara gjumit bën që ju të mos ndieni gjumë menjëherë dhe rrjedhimisht edhe nuk ngopeni mjaftueshëm.
Dr. Siegel shpjegon se efektet negative të mungesës së gjumit ndihen menjëherë pasi ju:
keni më pak energji për t’u përballur me ditën,
përqendrimi juaj bie,
kujtesa nuk funksionon siç duhet,
aftësia analitike të trurit reduktohen,
niveli i insulinës, që rregullon metabolizmin, çrregullohet duke ju nxitur të hani më shumë dhe/ose të shtoni peshë, si dhe
rritet niveli i toksinave në qelizat e trurit tuaj, etj.
Rrjedhimisht, Dr. Siegel këshillon fort ndërprerjen e përdorimit të ekraneve të paktën një orë përpara se të flini gjumë. Sipas tij, përdorimi i ekranit është një situatë me efekte negative mjaft serioze, por që mbetet diçka për të cilën ne mund ta ndryshojmë duke vendosur t’i mbajmë ekranet të fikura gjatë natës dhe duke i dhënë kështu gjumit prioritetin e nevojshëm!