Një ditë pas njoftimit të pezullimit të bojkotit, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi bëri të ditur hapin e radhës së pedagogëve.
Ai bëri thirrje për protestë kombëtare, nesër, 8 nëntor ora 11:00 para universitetit politeknik në Tiranë.
I pyetur se pse pedagogët u tërhoqën nga bojkoti i mësimit, Kovaçi tha se ishte e pakuptimtë që bojkotin të vazhodjntëe më shumë se tre javë.
Megjithatë ai theksoi se pezullimi i bojkotit është një situatë e përkohshme, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë bojkote periodike të procesit mësimor, pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.
Pse u dorëhoqët?
Kovaçi: Është situatë e përkohshme. Pezullim i përkohshëm. Edhe një pjesë e profesoratit thotë se nuk është momenti i duhur për një hap të tillë. Bojkot periodik do kemi. Nuk kishte kuptim më shumë një bojkot më shumë se tre javë.