Duke marrë parasysh boshllëkun “gjigand”, që mund të shkaktojë largimi i Kylian Mbappe, në sulmin e Paris Saint-Germain, bordi i këtyre të fundit ka vendosur të hapë “thesin” këtë merkato vere e të transferojë disa lojtarë që mund të çojnë ekipin drejt titullit të Champions League, aq shumë të kërkuar.

Për këtë arsye, “gjigandët” francezë dëshirojnë të transferojnë në “Parc des Princes”, “yllin” e “shqiponjave” të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, me kartonin e këtij të fundit që vlerësohet 100 milionë euro nga gjermanët.

Megjithatë, pavarësisht kërkesave të bordit të Frankfurt, PSG ka vendosur në “pjatë” plot 90 milionë euro, shifër kjo e konsiderueshme. Në krahun tjetër, në rast transferimit të francezit te kampionët e Ligue 1, “djajtë” e Manchester United do të vazhdonin përpjekjet për transferimin e Hojlund, ndërsa “bavarezët” e Bayern Munich do të shkonin pas Harry Kane. /i.m /abcnews.al