Partizani do të luajë kundër Bazelit në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Sfida e parë mes dy skuadrave do të luhet në Zvicër, në stadiumin gjigant të Bazelit, “St. Jakob Park”, me kapacitet plot 45 mijë vende. Klubi i Bazelit ka njoftuar tifozët edhe për çmimet e biletave.
Në tribunat A, B dhe C, çmimet do të jenë normale, 20 franga zvicerane ose e kthyer në euro, 18. Por, çmimet më të kripura janë në suitat dhe në tribunat VIP.
Në suitat e stadiumit “St. Jakob Park”, një biletë kushton plot 270 euro, ndërsa në tribunën VIP një biletë kushton 175 euro. Sfida kundër Partizanit do të jetë e para për Bazelin në këtë sezon të ri dhe pritet që të ketë një interesim të madh nga tifozët e kuqebluve, që pritet ta ndihmojnë ekipin e tyre ta nisë sezonin e ri në mënyrën e duhur. Bazeli i nis arkëtimet e parave për sezonin e ri që në ndeshjen kundër Partizanit.
fax