Në një nga këto patentime të aprovuara gjendet gjithashtu një koncept i “pajisjes elektronike që mund të ketë ekran të rrëshqitshëm”, dhe Apple sapo e update-oi këtë patentim.
Tashmë ai është listuar sërisht si një “aplikim për patentim”, në të cilën shfaqen disa detaje më të qarta rreth pajisjes. Në disa pjesë ka shtesa të reja të cilat mund të sugjerojnë se Apple është akoma më e qartë në produktin që dëshiron të prodhojë.
An expanded screen could be pulled out of the side of an iPhone when needed
“Është e vështirë të rrisësh shumë madhsinë e pajisjes elektronike vetëm sepse dëshiron të përfshish një ekran më të madh, pasi pajisja mund të bëhet e rëndë.”
Në versionin origjinal Apple specifikon se propozimet janë për një pajisje që ka ekrane të palosshme: “Kjo mund të nënkutpojë 2 mundësi, një pajisje që hapet në formën e një libri, ose dy ekrane të ndara nga njëra tjetra.”
Mirëpo në versionin e update-uar përfshihen disa opsione të reja në pajisje ku “mund të përfshihet një hapësirë e cila do të shërbejë si një vend ruajtje për ekranin ndërkohë që ai nuk është në përdorim. Ekrani do të jetë fleksibël, dhe në kohën e zgjatjes ai do të dalë nga vendi i ruajtjes.”