Një poster i Samsung Galaxy S21 FE shumë i ngjashëm me posterat zyrtar të Samsung ka filluar të qarkullojë në internet. Ajo që mund të vihet re qartësisht nga ky poster janë ngjyrat e reja në të cilat S21 FE do të vijë në treg.

Vitin e kaluar, S20 FE erdhi në ngjyrat White, Navy, Orange, Mint, Lavender dhe Red, ndërkohë që këtë vit do të jenë vetëm 4 variante: White, Violet, Grey dhe Green.

Për sa i përket specifikave të brendshme të S21 FE, Geekbench ka sugjeruar se ky smartphone do të vijë me Android 11 të instaluar, 6/8 GB RAM, dhe proçesor Snapdragon 888, ndërkohë që në tregjet jashtë Amerikës mund të përdoret proçesori Exynos.

Ekrani i këtij smartphone-i do të jetë 6,41 inç me rezolucion FullHD, dhe do të ketë në qendër një punch hole ku vendoset kamera selfie 32MP. S21 FE 5G do të vijë me 128 ose 256 GB internal storage bashkë me baterinë që ka kapacitet 4,500mAh, e cila do të karikohet nga karikuesja fast charging 45W që me shumë mundësi nuk do të përfshihet në kuti.

Nuk ka akoma një datë zyrtare të prezantimit të S21 FE 5G, por mediat në Korenë e Jugut raportojnë se ai do të prezantohet në tetor të këtij viti.

geek