Publikohen pamje nga operacioni i kryer në portin e Durrësit, ku u gjetën 7 pako me kokainë në një furgon me targa angleze. Policia thotë se bëhet fjalë për një sasi droge me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë ndërsa dy personat që kanë rënë në pranga janë shoferi dhe pronari i furgonit.
Policia thotë se ushtroi kontroll të detajuar në vijën e dyttë në dalje në furgonin që drejtohej nga Arjan Doçi, 40 vjeç, ku u gjet droga e fshehur në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim. 7 pakot e drogës ishin të mbështjella me natriban. Në pranga u vu dhe pronari Mentor Çuni, 28 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al