Avokatja Enida Bozheku ka bërë thirrje që ILD te marrë masa për shkarkimin Kryetares të Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani pasi e akuzon këtë të fundit se ka thyer kodin deontologjik të magjistraturës.
Sipas Bozhekut, Kapedani është turp i dekorit, moralit, etikës dhe profesionalizmit të një gjyqtari.
Reagimi i plotë nga avokatja Bozheku
Uroj qe ILD te marr masa per shkarkimin e kesaj gjyqtareje, qe eshte turp i dekorit, moralit, etikes dhe profesionalizmit te nje gjyqtari. Kur mendon qe eshte edhe kryetarja e Gjykates se Rrethit Elbasan – ku krimi vlon – qe perdridhet e perkedhelet, si te jete nga keto perputhset e nivelit me te ulet te shoqerise, eshte te vesh kujen.
Gjyqtaret kane status, e ne status, kodi deontologjik keto kercimet nen ritmin e nje kenge te percunduar: “Jam mafia, mafia, mafia”, te publikuara neper TIK-Toke, demtojne rend imazhin e magjistratures dhe peshen qe forca dhe imponimi i ligjit duhet te mbaj. Hajde Adelaida, jasha!! Turp per sistemin gjyqesor ku ka perfunduar,parada mode tik-tokiste, nen perkedhelin e gjyqtares modeliste
Nderkohe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Nisja e hetimit vjen pas videove në TikTok që bënë xhirot e rrjeteve sociale në të cilat magjistratja ekspozonte veshjet e saj të shtrenjta dhe makina luksi.
Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara prej saj dëgjohet në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’.