Deputeti i PS, Erion Braçe ka publikuar një video nga disa fshatra të Korçës, ku shihet sesi breshëri ka rrënuar grurin dhe të mbjellat.
Ai shkruan se puna e 8-9 muajve është shkatërruar në pak minuta breshër teksa i bën thirrje qeverisë që të mbulojë shpenzimet, ndryshe në shtator askush nuk do të ketë para për të mbjellë.
Postimi i plotë i Braçes:
#GRURI
ZEMRA COPASH!
ORMAN, REMBEC, POJAN, EKONOMIA ME E MADHE E GRURIT NE JUGLINDJE,
E SHKATERRUAR!
Puna e 8-9 muajve, rrenuar ne 30 minuta pardje nga bresheri.
Super prodhimi i fushes se Maliqit ne Korce ne 90% te tij eshte bere keshtu.
Jane te ardhurat e vetme te nje bujku qe nuk do te jene me!
Eshte gruri dhe KJO ESHTE VERTETE FATKEQESI NATYRORE!
DUHET MBULUAR E GJITHA NGA QEVERIA, NDRYSHE NE SHTATOR NUN KA ME PARA TE MBJELLE KUSH!
