Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga puna për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec të Korçës.

Ai shkruan se ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin dhe garantuar cilësinë e produkteve.

“Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë🚜🌾👨‍🌾👩‍🌾 Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve #MadeInAlbania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.