Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit dhe akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Gjatë punimeve në një objekt në ndërtim, një nga punëtorët është rrëzuar dhe ka vdekur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit L. P., 44 vjeç, E. X., 56 vjeç dhe R. K., 58 vjeç, banues në Durrës.

Për shkak të moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë, në një objekt në ndërtim e sipër, në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë punës ka gjetur vdekjen punëtori, shtetasi G. S., 53 vjeç”, njofton Policia e Durrësit.