Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, vijojnë. Këtë e bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale një video nga punimet.

“ Mirëmëngjesi dhe me karvanin që vazhdon përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më herët kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë investim, si motorin e ri të ekonomisë shqiptare.