Punimet për zgjerimin e rrugës rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë përshpejtuar, me qëllim plotësimin e Korridorit 8.
Kryeministri Edi Rama, që ka publikuar disa pamje nga rruga, shkruan se ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi.
Ndërkohë, po bëhet gërmimi, sistemimi, shtrimi i rrugës brenda kantierit si edhe po punohet me përforcimin dhe betonimin e digës lumore.

