Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Elbasan ku fatkeqësisht një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën pasi vinçi në të cilin ai ishte duke punuar pësoi difekt duke bërë që 56 vjeçari të binte nga lartësia dhe për shkak të plagëve të marra të ndërronte jetë.

Egnatia news ka siguruar foto të vinçit pas incidentit të rëndë ku duket pajisja e dëmtuar që i kushtoi jetën 56 vjeçarit.

Më herët policia e Elbasanit njoftoi se:

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën 56-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.