Drejtori i UK për rrethin e Gjirokastrës, Iljaz Memushi, ka dhënë dorëheqjen pas videos së nxjerr mbrëmjen e djeshme në emision “STOP”. Ne emisionin “STOP” u transmetua një video ku ky i fundit punonte si shërbim taksi në orarin e punës.
Memushi e ka mohuar këtë fakt dhe ka pohuar se ishte një ndihmë që personi i cili e ka filmuar i ka kërkuar deri ne Kakavijë. Nga ana tjetër u hodhën akuza se Memushi ishte pa diplomë të shkollës së lartë, por ky e fundit ka bërë publike diplomen që disponon.