Ditën e sotme rreth 30 punëtorë të cilët punojnë në inceneratorin e Elbasanit janë ngritur në protestë për shkak se nuk janë paguar prej dy muajsh . Punëtorët ankohen se nuk kanë marrë paga që prej dy muajsh, dhe përgjegjës bëjnë Administratorin e vendosur nga SPAK Enea Murataj , i cili sipas tyre nuk i paguan, e madje i bën vazhdimisht presion. Ata thonë se në rast se nuk do të paguhen do të hyjnë në grevë urie.
Administratori Enea Murataj pohoi se punonjësit nuk janë shlyer vetëm për rrogën e muajit janar, por që sipas tij kjo procedurë mbyllet brenda datës 20 të këtij muaji.
Murataj pretendon se protesta e sotme është e shtyrë politikisht. Ndërkohë kujtojmë se vetëm javën e shkuar komisioni hetimor zbarkoi në inceneratorin e Elbasanit ku nuk munguan as përplasjet mes përfaqësuesve ta mazhorancës dhe opozitës pasi këta të fundit e konsiderun një shfaqe teatrale.