Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e peletit në Maliq.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të fabrikës, zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nga të dhënat e para, raportohet se nuk ka dëme në njerëz.

Fillimisht zjarri ka përfshirë çatinë e fabrikës, aty ku punojnë njerëzit, por deri më tani nuk ka rrezik, pasi fabrika ka shumë dalje