60 kontrollorë të Albkontroll kanë hyrë në grevë këtë të martë, përshkak të 5 pushimeve të papritura nga puna, sipas tyre.
Mësohet se 5 personat e pushuar janë Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.
Kontrollorët thonë se u thirren direkt nga drejtuesit dhe u njoftuam per pushim nga puna por ata refuzuan të firmosin.
Pritet që gjatë natës të ketë probleme me trafikun ajëror, për shkak se nuk do të ketë konteollorë në kullë.
(E.H/Faxweb.al)