Një nga aleatët e fundit që i ka mbetur Presidentit Vladimir Putin, Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë, ka mbërritur sot në mëngjes në Moskë. Putin e Lukashenko, sipas raportimeve, do të flasin për luftën në Ukrainë si dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore.

Nga Minsku, Lukashenko u shpreh se bashkë me Rusinë do të rezistojnë “përballë armikut”.

Po ashtu, ai shtoi se Lukashenko, “njerëzit do ta kenë harruar se kjo ka ndodhur” brenda disa muajsh dhe se ekziston një “mundësi” për të ndërtuar diçka “më të mirë se Bashkimi Sovjetik”.

Ndërkohë, Putin është shprehur edhe më herët se sanksionet vetëm sa e kanë bërë Rusinë më të fortë.

Veçanërisht, lideri rus shtoi se ka pasur “ndryshime të caktuara pozitive” në bisedimet me Ukrainën se negociatat po vazhdojnë çdo ditë. Kjo pavarësisht se nuk ka dalë asgjë nga takimi i djeshëm mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas.

Bjellorusia, aleatja e Rusisë po përdoret si një pikë nisjeje futjen e trupave ruse në Ukrainë. /abcnews.al/