Home ELBASANI SOT PUSHTIMI I UKRAINËS “TREMB” QYTETARËT SHQIPTAR

PUSHTIMI I UKRAINËS “TREMB” QYTETARËT SHQIPTAR

53

“Nëse do jetë nevoja do të luftojmë”

Ditën e sotme e gjithë bota është tronditur nga lajmi se tashmë lufta midis Rusisë dhe Ukrainës sapo ka filluar.

Në një kohë paqjeje kur pjesa më e madhe e shtetve drejtojnë mbi parimet e lirisë dhe demokracisë shteti Rus më në krye Vladimir Putin ka prishur paqen dhe mengjësin e sotëm ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën.

Deri tani raportohet se si pasojë e bombardimeve kanë humbur jetën disa persona persona dhe dhjetra të tjerë janë shpallur të zhdukur. Rreth kësaj çështjeje botrore ka patur reagime nga të gjithë liderat politik dhe të gjithë vendet ku nuk kanë munguar dhe qytetarët e thjeshtë të cilët kanë dhënë opinionin e tyre.

Kjo situatë ka prekur edhe qytetarët e Elbasani të cilët thonë se ndjehën të shqetësuar për situatën.

Pavrësisht thirrjes për bisedime dhe shmangien e konfliktit qeveria Ruse ka vendosur të veproj me forcë.

Ditën e sotme ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë nga shteti shqiptar pasi ndodhen në Ukrainë dhe 5 shqiptarë janë ende në Ukrainë, ndërsa janë larguar 6 të tjerë.