Vendet e industrializuara të G7 kanë premtuar 19.8 miliardë dollarë për të forcuar financat publike të Ukrainës ndërsa Kievi lufton pushtimin rus.
Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, u tha gazetarëve se 9.5 miliardë dollarë nga totali u mobilizuan në takimet e ministrave të financave të G7 në Koenigswinter, Gjermani.
Në një deklaratë të G7 thuhet “Ne ramë dakord për veprime konkrete për të thelluar bashkëpunimin ekonomik shumëpalësh dhe nënvizuam angazhimin tonë për përgjigjen tonë të bashkuar ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe për mbështetjen tonë të palëkundur ndaj Ukrainës”.