Ksamili është gati të presë turistë të huaj e vendas. Përfaqësues të hotelerisë shprehen se ka pasur interes të lartë, sidomos nga të rinj nga europa Perëndimore.
Ata presin rritje të turistëve edhe prej fluturimeve direkte low cost që tashmë kanë nisur nga aeroporti i Tiranës.
Soraldo Nebo, hotelier në qytezën bregdetare pohon se strukturat akomoduese po tregohen të kujdeshme të mos rrisin çmimet.
Në Ksamil parapërgatitja e sezonit veror po përfshin të gjitha hallkat e turizmit. Muajit e dimrit janë shfrytëzuar për trajinime dhe certifikime udhërrëfyesish e tur operatorësh detar, duke pasur parasysh përmasat që po merr turizmi detar në jug.
Ksamili që bëri jehon në gjithë Europën gjatë vitit të shkuar, po i shfrytëzon muajit e dimrit për restaurime, dhe trajinime për një sezon që për herë të parë pritet të nisë shumë më herët./abcnews.al