Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar një gjeneral të ri për të drejtuar luftën në Ukrainë, ndërsa ushtria e tij ndryshon planet pas dështimit për të marrë Kievin, sipas një zyrtari amerikan dhe një zyrtari evropian.

Zyrtarët i thanë CNN-it se i emëruar është gjenerali i ushtrisë Alexander Dvornikov, komandanti i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Me këtë Rusia e pranon po vazhdon jashtëzakonisht keq dhe se ata duhet të bëjnë diçka ndryshe”, tha zyrtari evropian.

Një komandant i ri me përvojë të gjerë luftarake mund të sjellë tjetër nivel koordinimi ndaj një sulmi që tani pritet të fokusohet në rajonin e Donbasit.

Dvornikov, 60 vjeç, ishte komandanti i parë i operacioneve ushtarake të Rusisë në Siri, pasi Putin dërgoi trupa atje në shtator 2015 për të mbështetur qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad. Gjatë komandës së Dvornikov në Siri nga shtatori 2015 deri në qershor 2016, avionët rusë mbështetën regjimin e Asadit dhe aleatët e tij ndërsa rrethuan Alepon të kontrolluar nga rebelët, duke bombarduar lagje me popullsi dhe duke shkaktuar shumë viktima. Qyteti ra në duart e forcave qeveritare siriane në dhjetor 2016.

Forcat ruse kanë përdorur një qasje të ngjashme të ashpër në disa pjesë të Ukrainës, duke goditur ndërtesat e banimit në qytetet e mëdha dhe duke shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit Mariupol.

Ne do të shohim se sa efektive do të jetë kjo“, tha zyrtari evropian. “Doktrina ruse, taktikat ruse mbeten pothuajse ashtu siç kanë qenë që nga Afganistani.”

Zyrtari evropian e përshkroi atë si një “afat të vetë-imponuar”, që mund t’i shtyjë rusët të bëjnë gabime shtesë. Por kjo gjithashtu mund të çojë forcat ruse që të kryejnë më shumë mizori, siç dyshohet se ka ndodhur në periferi të Kievit, Bucha, ndërsa ishte nën pushtimin rus. “Era e keqe e këtyre krimeve të luftës do të qëndrojë mbi këto forca të armatosura ruse për shumë vite”, tha zyrtari.

Caktimi i një komandanti të ri të përgjithshëm për luftën e Rusisë në Ukrainë mund të jetë një përpjekje për të krijuar një strategji më kohezive. CNN raportoi më parë se Rusia nuk kishte komandant për operacionet në Ukrainë, që do të thotë se njësi nga rrethe të ndryshme ushtarake ruse kanë funksionuar pa koordinim.