Presidenti rus Vladimir Putin ka folur para qytetarëve të tij në Sheshin e Kuq të Moskës, ku u shpreh se rusët po luftojnë për atdheun e tyre dhe të ardhmen e tij. Ai tha se vdekja e çdo ushtari është e dhimbshme, por shteti do të kujdeset për familjet e të rënëve në luftë.

Teksa u ndal te lufta në Ukrainë, ai tha se “operacioni special ushtarak” ishte i domosdoshëm dhe ishte vendim i duhur i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.

Putin hodhi akuza ndaj NATO-s, duke e cilësuar Aleancën e Veriut si një kërcënim për Rusinë, teksa shtoi se Rusia i kërkoi Europës të gjente një kompromis, por nuk u dëgjuan.

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin.