Erion Murataj PSD

Duket se Moska dhe Uashingtoni kanë kaluar në shkëmbimin e dhuratave, pasi sipas Kremlinit, presidenti rus Vladimir Putin  i ka bërë një “dhuratë shumë personale” Donald Trump. Pala ruse i kërkoi të dërguariit të presidentit amerikan, Steve Witkoff, t’i dorëzonte dhuratën Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk tha se çfarë ishte dhurata, por sipas mediave amerikane, Witkoff tha se ishte një portret i Trumpit i pikturuar nga një artist i shquar rus.

Kremlini, tha Peskov, nuk do të japë informacione të mëtejshme zyrtare për dhuratën, e cila ishte personale, përveç nëse Putin vendos të japë më shumë detaje vetë.

Dëshira për përparim

Zëdhënësi i Kremlinit tha se ekziston një dëshirë dhe gatishmëri si në Rusi ashtu edhe në SHBA për të bërë përparim në rrugën drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës në Ukrainë.

Kjo ka të bëjë me aspekte të ndryshme, të cilat do të diskutohen në negociatat në Riad ndërmjet përfaqësuesve rusë dhe amerikanë, tha ai.

Bisedimet, tha ai, fokusohen në sigurinë e transportit detar në Detin e Zi, veçanërisht për dërgesat e grurit ukrainas.

Rusia anuloi marrëveshjen e mëparshme të Detit të Zi me arsyetimin se po shkeleshin interesat e saj.