Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Charles Michel Predent i Këshillit Europian kanë dënuar njohjen e dy republikave separatiste të Luhanskut dhe Donestkut në Ukrainë.
“BE-ja do të reagojë me sanksione ndaj personave të përfshirë në këtë akt të paligjshëm. Bashkimi përsërit mbështetjen e tij të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, shprehen ata në një deklaratë të përbashkët.
NATO dënon njohjen e rajoneve rebele të Ukrainës nga Putin.
“Dënoj vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen për të vetëshpallur “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikën Popullore të Luhanskut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ky vendim cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, shkatërron përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjen e Minskut, në të cilën Rusia është pjesëtare”, ka deklaruar Sekretari i NATO, shkruan BBC.
Deklarata e tij vazhdoi duke akuzuar përsëri Rusinë se po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.
Pas njohjes së dy rajoneve rebele ukrainase në zonën e Dondasit nga Rusi, SHBA ka reaguar ashpër duke njoftuar se do te ndalojë tregtinë me këto dy rajone.
Presidenti i SHBA Joe Biden do të ndalojë “investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga personat amerikanë në dy rajonet e shkëputura të njohura nga Presidenti Putin”, raporton BBC.
Urdhri do të “sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi të vendosur të operojë në ato zona të Ukrainës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.