Pavarësisht diskutimeve, në dukje tërheqjeve nga palët, situata në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës është e ndarë.
Mes tensioneve në pikun më të lartë të tyre me Ukrainën dhe Perëndimin, Rusia tregon forcën e saj ushtarake me anë të një stërvitje, ku ndër të tjera ka dërguar edhe një avion MIG me një raketë hipersonike në Mesdhe.
Daily Mail raporton se Vladimir Putin po e ndjek nga afër stërvitjen bërthamore, në të cilën do të lëshohen edhe raketa balistike ndërkontinentale. Putin është i shoqëruar gjatë kësaj të shtune edhe nga aleati i tij, Alexander Lukashenko.