Rusia ka dërguar në brigjet e Mesdheut një anije luftarake, kryqëzorin “Varyag”, binjaku i “Moskvas” që u mbyt në ujërat e Detit të Zi pasi u qëllua me raketë nga forcat ukrainase. Mediat italiane japin “alarmin” duke thënë se anija është parë duke patrulluar në afërsi të Pulias.
Njësia më e fuqishme e Marinës së Putinit ndodhet disa dhjetëra milje detare nga Santa Maria di Leuca, në Salento. Është faqja “The Shipyard” ka dhënë alarmin për kryqëzorin “Varyag”.