Ndërsa faza e parë e “mobilizimit të pjesshëm ” filloi të enjten, në rrjetet sociale janë publikuar video të shumta që tregojnë burra që po përgatiten për të luftuar në Ukrainë, shkruan CNN.
Në njerën prej videove shihen disa burra të cilët po u japin lamtumirën familjarëve të tyre, teksa po hipnin në autobusë. Në një tjetër video shihet një grua duke qarë dhe duke përqafuar bashkëshortin e saj duke i dhënë lamtumirën ndërsa ai i zgjat dorën e së bijës nga dritarja e autobusit.
Burra të tjera shihen duke pritur në rajonin e rajonin e Yakutiya, një territor i gjerë siberian, dhe në aeroportin Magadan në lindjen e largët ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin në fillim të kësaj jave bëri thirrje për “mobilizim të pjesshëm” të popullsisë ruse për të mbështetur luftën në Ukrainë, në një kohë kur një kundërofensivë e papritur nga Kievi ka rimarrë mijëra kilometra katrorë territory.
Ekspertët thonë se forcat ruse janë varfëruar ndjeshëm. Në një shenjë të hershme se sa seriozisht Moska po rrit përpjekjet e saj, Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Rusisë ka propozuar që emigrantët nga vendet e Azisë Qendrore që kanë nënshtetësi ruse për më pak se 10 vite, do t’i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Rusi për një vit.
“Ne po përgatisim propozime për shtetasit e rinj të Federatës Ruse që kanë nënshtetësi ruse për më pak se 10 vite për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për një vit për njerëzit nga vendet e Azisë Qendrore: Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani,” tha anëtari i këshillit Kirill Kabanov.
“Refuzimi për të kryer detyrën ushtarake duhet të sjellë heqjen e shtetësisë ruse jo vetëm për një person përgjegjës për shërbimin ushtarak, por edhe për anëtarët e familjes së tij”, shtoi ai.
/abcnews.al