Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas njoftimit se do të pyetet nesër nga SPAK.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook është postuar reagimi i tij, ku thekson se do të paraqitet për t’i pyetur ai prokurorët e posaçëm.

Ai përsërit se “organizata kriminale SPAK” firmosi rrëmbimin e paligjshëm dhe banditesk.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, Meta