
Gerta Gixhari ka folur një herë e mirë për raportin me motrën e saj, Olta Gixharin.
Ajo thotë se çdo gjë është vulosur me takimin në Big Brother, përkundër zërave të aluduar. Gazetarja madje thekson se nuk ka ndonjë që nuk zihet me motrën dhe të vëllanë, duke shtuar se nuk është e vetmja që mund të ketë pasur ndonjë problem.
“Nuk e kuptoj që është bërë një gjë kaq e madhe unë nuk di që mes motrave, vëllezërve, familjarëve çfarëdo që të ndodh të ketë një hatër-mbetje, neve i lëmë pas. Unë nuk jam as e para as e fundit. Nëse unë pyes publikun nëse jeni zënë ndonjëherë me motrat dhe vëllezërit tuaj të gjithë do të thonë po”, u shpreh ajo.
Ndër tjerash, ish-konkurrentja shtoi: “Boll më me këtë muhabet se më ka ardhur në majë të hundës”.
Gerta në ndërkohë e pranoi se e ka merituar finalen dhe se këtë e ka ndjerë edhe kur doli jashtë shtëpisë.
Sidoqoftë, tha që nuk ka bërë ndonjë gabim gjatë këtij rrugëtimi.
