QBNF dhe Pastor Pano promovojnnë nocionet për familjen
Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka organizuar një aktivitet sot për promovimin e vlerave familjare . I ftuar në këtë aktivitet ishte dhe pastori i njohur Akil Pano . Ditëve të fundit është duke u diskutuar gjërësisht në vendin tonë mbi të drejtat e komunitetit të LGBTI si dhe ndryshimeve që I takojnë nocioneve të familjes për termat “nënë “ dhe “baba” Gjatë mbledhjes u diskutua rreth vlerave të familjes dhe se sa të rëndësishme janë këto dy nocione për një shoqëri më vlera.
Edhe përfaqësuesit e qendres së bashkëpunimit ndërfetar ndanë të njëjtin mendim me pastorin sa i takon përkrahjes dhe vijimësisë së vlerave të familjes.
Pak ditë më parë një denoncim për pastorin Akil Pano është bërë nga anëtarët e komunitetit LGBT në institucionin e Komisionerit kundër Diskriminimit.Pastori tha se nuk duhen ndryshuar nocionet ‘baba’ dhe ‘nënë’ e për shkak të këtyre deklaratave që ka thënë e kanë denoncuar.