Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit lajmi se bashkëshortja e aktorit të famshëm turk, Kivanç Tatlitug, është në pritje të ëmbël.
U tha se Basak Dizer po priste fëmijën e çiftit, por kishte vendosur ta mbante sekret këtë lajm.
Lajmi mori dhenë në mediat turke dhe jo vetëm, ndaj 44-vjeçarja është detyruar të flasë. Dizer ka treguar se në fakt nuk është shtatzënë dhe lajmi që po qarkullon është i rremë, megjithëse fansat kanë ende dyshime.
Kivanç Tatlitug, ka festuar së fundmi 37-vjetorin e lindjes. Ai mori mesazhe të shumta urimi nga fansa e miq të tij, por sigurisht më speciali ishte ai i bashkëshortes, Basak Dizer.
Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi nga pushimet e tyre të vitit të shkuar dhe i ka dedikuar të shoqit disa fjalë mjaft të ëmbla. “Uroj të kem sa më shumë aventura me ty”, i ka shkruar Basak aktorit.
Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigja e këtij të fundit, që ju tërhoqi vëmendjen të gjithëve.” Aventurat sapo kanë filluar me ty”, ja ka kthyer ai.