Një ngjarje e rëndë është raportuar në mediet italiane, ku dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara, Itali.
Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç janë goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas medieve të huaja, dy shtetasit shqiptarë u gjetën në rrugë nga një kalimtar dhe u dërguan në spital, ku po marrin mjekim.
Ndërsa rarportohet se Balani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 39-vjeçari Cako ka marrë plagë në këmbë.