Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, provinca e Raguzës, Itali.
39 vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Banorët dëshmuan në polici se dëgjuan rreth 6-7 të shtëna.
Media italiane shkruan se shqiptari ishte me leje qëndrimi të rregullt italiane.
Policia ka mbërritur në vendin e sulmit për të rindërtuar dinamikën e të shtënave dhe për të identifikuar përgjegjësin që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit