Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, provinca e Raguzës, Itali.

39 vjeçari u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Banorët dëshmuan në polici se dëgjuan rreth 6-7 të shtëna.

Media italiane shkruan se shqiptari ishte me leje qëndrimi të rregullt italiane.

Policia ka mbërritur në vendin e sulmit për të rindërtuar dinamikën e të shtënave dhe për të identifikuar përgjegjësin që qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj shqiptarit