
Nje adoleshent eshte qelluar me thike diten e sotme ne Kukes.
Policia tha se i riu eshte jashte rrezikut per jeten ne spitalin e Prizrenit.
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën
Si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, por dhe të bashkëpunimit me qytetarët, autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
