Është dorëzuar në policinë e Shkodrës 49-vjeçari që dje qëlloi me armë në drejtim të një grupi fëmijësh.
Agron Mahmuti (Mehmeti) 49 vjeç ka thënë se kishte shkuar të sqarohej me një 13-vjeçar, i cili një ditë më parë ishte konfliktuar me djalin e tij, bashkëmoshatar.
49 vjeçari ka nxjerr armën dhe ka goditur një fëmijë me qytën e pistoletës dhe më pas ka qëlluar më drejtim të tyre.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të plagosur, pasi plumbi kapi murin e një lokali aty pranë.
“Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit” njoftoi policia për ngjarjen dje.