Një person është shpallur në kërkim nga policia në Durrës, pasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, në fshatin Shakllnur.

Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj. ka qëlluar me armë gjahu në ajër, në afërsi të banesës së shtetasit E. T., me qëllim kanosjen.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi shtetasi E. Gj., e cila posedohej me leje, nga babai i tij.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.