Erion Murataj PSD

Një 43-vjeçare është proceduar penalisht nga policia, pasi ka dhunuar djalin e aj të mitur.

‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se ka qenë një tjetër grua që ka denoncuar se 43-vjeçarja ka qëlluar djalin e saj të mitur tek “Liqeni Artificial”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. D., 43 vjeçe, pasi shtetasja B. Gj., 54 vjeçe, kallëzon se tek “Liqeni Artificial”, 43-vjeçarja, ka qëlluar me pëllëmbë djalin e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.